Prej kohësh tashmë përflitet në media shtatëzania e mundshme me Kiara Titos, teksa mediat rozë raportojnë nga burime të ndryshme se moderatorja dhe partneri, Luiz Ejlli janë në pritje të ëmbël e së shpejti do të bëhen prindër për të parën herë.
Ditën e djeshme, jo vetëm që u konfirmua ky lajm, sërish nga mediat dhe jo nga dyshja, por po ashtu u raportua se cifti i "BBVIP" ka bërë edhe festën e zbulimit të gjinisë së bebit, "gender reveal party", dhe kanë zbuluar se do të bëhen prindër të një vajze.
Si nga Kiara dhe nga Luizi nuk kemi ende një konfirmim, megjithatë sot, pasi lajmi për shtatzëninë u përhap masivisht dhe cifti mori urime nga fansat besnikë, kolegët e shumë të tjerë, moderatorja ka zgjedhur të përgjigjet me "lezet" ndaj gjithckaje që është shkruar.
Ajo ka publikuar thjesht një foto të Luizit nga koha e "BBVIP", teksa ai shfaqet i qeshur, me një kafe në dorë dhe përshëndet kamerën, teksa shkruan thjesht "mirëmngjess" bashkangjitur.