INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LAJMI I FUNDIT/ Aksident fatal, një i vdekur një i plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Aksident fatal, një i vdekur një i plagosur

Publikuar më: 08:52 21-03-2019

Një i vdekur dhe një i plagosur... Ky është bilanci i aksidentit tragjik, në aksin Tepelenë-Krahës, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se një autobus me targa të Elbasanit, i cili po udhëtonte drejt Sarandës ka përplasur një automjet, ku ndodhej një çift bashkëshortësh.

Përplasja ka rezultuar fatale për gruan, e cila ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332