Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë dhe i plagosuri është me shtetasi me inicialet Y.G nga Peqini.
Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidenti, por policia vijon hetimet.
Njoftimi nga policia:
Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Xibrak, shtetasi Y.G., banues në Peqin, duke drejtuar mjetin, ka dalë nga rruga, si pasojë është aksidentuar vet drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit , jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.