INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LAJMI I FUNDIT/ Mbytet në det turistja 60-vjeçare

LAJMI I FUNDIT/ Mbytet në det turistja 60-vjeçare

Publikuar më: 10:53 03-09-2017

Një turiste 60 vjeçare është mbytur ditën e sotme në Radhim.
Policia njofton se ngjarja është regjistruar ditën e sotme rreth orës 11:05.
Në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur Rexhina në Radhim, është mbytur një shtetase.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka konstatuar një shtetase femër, turiste, 60 vjeç, ende e paidentifikuar e cila është futur në det për tu larë dhe ka humbur ndjenjat.

Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin e shtetases si edhe për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102