INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EkskluziveLajmi i fundit për maturantët. IN Tv mëson se kur dalin udhëzimet

EkskluziveLajmi i fundit për maturantët. IN Tv mëson se kur dalin udhëzimet

Publikuar më: 13:49 31-01-2017

IN Tv ka mësuar se ka përfunduar sot rregullorja e maturës shtetërore. E nga nesër dhe në ditët në vijim ajo do të dalë në përdorim. Rregullorja e re do të qartësojë të gjithë maturantë në lidhje me fazat se si do të realizohen provimet e maturës. Sipas IN Tv kjo masë e të tjera të reja merren nga Ministria e Arsimit me qëllim shmangien e problemeve me të cilat u përballën maturanët një vit më parë ku shumë prej tyre patën problem në lidhje me orjentimin dhe mbetën pa universitet apo u detyruan të zgjidhnin degën që nuk dëshironin.

Në rregullore do të sqarohet qartë e mënyrat se si do të plotësohen formularët, ai A1 në muajin mars dhe ai A1Z në korrik, raporton IN Tv. Për koordinimin e maturantëve është ngritur dhe Komiteti i maturës shtetërore që do orjentojë maturantë jo vetëm për plotësimin e formularëve, por dhe do merret e me kordinimin e maturantëve me universitete pra me pranimet në universitete. IN Tv thotë se madje shumë shpejt pritet të publikohet dhe Guida e maturëntëve që do të publikohet në një faqe të posaçme online apo dhe mund të printohet si broshurë xhepi, ku do të jenë të shkruara me detaje të gjitha pikat orjentuese duke nisur nga modele të provimeve të maturës me shembuj konkretë deri tek këshillimi i karrierës, pra se në ç'universitet mund të studiojnë. Pra guida e detajuar do të ketë të prezatuar qartë të gjitha degët në universitet me koefiçinetët përkatës, që maturantët të kenë më të lehtë orjentimin përpara se të vendosin se ku do të studiojnë, shkruan IN TV.

Ndërsa në muajin shkurt të gjithë maturantëve do tu prezantohen dhe se sa kuota kërkojnë universitet qoftë ato publike dhe qoftë private.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557