Një tragjedi që i la të gjithë pa fjalë!
Një lajm i trishtë po qarkullon në mediat italiane. Futbollisti i njohur, kapiteni aktual i Fiorentinës, Davide Astori është ndarë nga jeta. Siç bëjne me dije mediat fqinje, Astori është gjendur pa jetë në dhomën e tij të hotelit në Udine, aty ku ishte akomoduar Fiorentina e cila sot do luante kundër Udineses në Friulli.
Është vetë klubi i Fiorentës që ka bërë njoftimin zyrtar në rrjetet sociale se kapiteni i tyre ka vdekur nga shkaqe që nuk dihen ende dhe kërkon respekt ndaj familjes e ndjeshmërinë e secilit për këtë rast të trishtë!
Ndërkohë që ndeshja është shtyrë. U prehsh në paqe Astori!