INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajmi i fundit/ Tronditet Durrësi, i riu vret gjyshen dhe më pas veten [VIDEO/FOTO]

Lajmi i fundit/ Tronditet Durrësi, i riu vret gjyshen dhe më pas veten [VIDEO/FOTO]

Publikuar më: 11:15 04-04-2017

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit.

Një djalë i ri ka vrarë me armë zjarri gjyshen e tij dhe më pas dhe veten.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Re.

Policia njofton se shtetasi Ersid Curri, 25 vjeç ka vrarë me armë gjyshen e tij H.C 80 vjeçe dhe më pas ka qëlluar veten.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar forcat e policisë mbi krismat e armës që dëgjuan te dera e fiqnjës.

Mësohet se ai kishte kyçur derën e shtëpisë dhe është dashur që ta shpërthejnë atë për t’u futur brenda.

Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbulimin e shkaqeve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 04.04.2017, ora 12: 15, në lagjen Nr.10, Durrës, në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasit E.C. 25 vjeç dhe gjyshja e tij, H.C 80 vjeçe. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë. Banesa ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda. Nga hetimet paraprake dyshohet se nipi ka vrarë gjyshen e tij dhe më pas veten. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri, automatik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

0000.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113