INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LAJMI I FUNDIT/ Vret ish-bashkëshorten me armë zjarri

LAJMI I FUNDIT/ Vret ish-bashkëshorten me armë zjarri

Publikuar më: 13:37 31-08-2017

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një krim brenda familjes ku bashkëshorti ka vrarë bashkëshorten e tij .

Sipas informacioneve të para mësohet se autori është një 53-vjeçar Fadil Kasemi, i cili ka qëlluar mbi ish-gruan e tij, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur.

Sipas dëshmitarëve gruaja, me profesion gjyqtare, në momentin e ngjarjes ndodhej në makinën e saj, të parkuar në zonën e “Xhamllikut”, përpara një salloni estetike.

Ish-burri i saj ka hipur në makinë, dhe pasi kanë debatuar ashpër, ai e ka qëlluar me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes autori është vetë dorëzuar në polici.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025680065155029