Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2018 ishte magjike për të gjithë dhe triumfi i Eugen Bushpepës me këngën “Mall” na gëzoi pa masë. Mirëpo të gjithë u bëmë krenarë edhe me këngëtaren shqiptare që përfaqëson Qipron, Eleni Foureira.
Eleni apo Entela me emrin shqiptar bëri namin me performancën e saj me këngën “Fuego”. Madje edhe tani është e preferuara e publiku dhe mban vendin e parë, duke lënë pas Izraelin me këngën e tyre virale.
E komentuar natën e triumfit të saj nga ne të intv.al, Eleni bëri që emisioni grek të interesohej për support-in që në si shqiptare i japim këngëtares Foureira. Ajo që u diskutua në emision ishte edhe fakti që edhe pse shqiptare, Eleni njihet si “Beyonce e Greqise”.
“Disa nga websitet më te famshme në Shqipëri si INTv e bënë kryefjalë të tyre këngëtaren pop.
Madje në disa shkrimet shqipetare e përmendin si “Beyonce e Greqise”, thuhet në video./intv.al/