Reperja e njohur Doja Cat është infektuar me Koronavirus. Si rrjedhojë, ajo i ka anuluar të gjitha shfaqjet.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperja, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka shkruar se është mirë, por ndjen keqardhje që nuk do mundet të jetë me fansat e saj.
“Fatkeqësisht, jam e trishtuar të ndaj që sapo u testova pozitive dhe nuk do të jem më në gjendje të performoj në pjesën tjetër të turneut iHeartRadio Jingle Ball. Ndërsa humori im është i rënduar pasi nuk mund të jem atje për të festuar me fansat e mi në Philly, DC, Atlanta dhe Miami, jam mirë dhe mezi pres të shërohem dhe të kthehem atje sa më shpejt që të mundem! Shumë dashuri”, ka shkruar Doja mes të tjerash.