Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milan pas përfundimit të këtij sezoni. Juventus zgjat duart mbi portierin e Milanit, Gigio Donnarumma. Lajmin për një transferim të mundshëm të bujshëm e jep "La Repubblica", sipas së cilës, në ambientet pranë bardhezinjve jepet si punë e mbaruar.
Sipas gazetës, transferimi do të bëhet në korrik, të paktën 40 milionë euro për kartonin dhe pesë milionë neto për lojtarin, me një kontratë katërvjeçare.
Milan nga ana e tij por përpiqet të rinovojë me portierin, për t'i paraprirë strategjisë së Mino Raiolës, i cili duket se është gati të presë skadimin e kontratës më 2018, për të hapur një ankand ndërkombëtar për të riun kuqezi.