Pyetja mijëravjeçare e njerëzimit nëse jemi të vetëm apo jeta ekziston edhe tjetërkund në gjithësi, sot mund te marrë një përgjigje zyrtare.
NASA bënë të ditur se ka zbuluar të rejat dhe kësaj here vijnë nga shumë larg, madje nga përtej kufijve të Sistemit Diellor. Planetët të cilët ndodhen jashtë sistemit tonë diellor, ose siç quhen ndryshe eksoplanetë (nga greqishtja, planete të jashtme), janë një nga shpresat më të mëdha për gjetjen e jetës në hapësirë dhe kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që këto planete kanë me Tokën.
Lajmet priten të bëhen shumë shpejt publike në Washington por mesazhi misterioz është lëshuar. Bëhet fjalë për një zbulim përtej sistemit tonë diellor, pra për planete jashtëtokësore.
Disa thonë se Nasa është gati të tregojë ekzistencën e jashtëtokësorëve, pra në pak fjalë do të dëshmojë ekzistencën e alienëve. Për të patur prova për jashtëtokësore duhet të ketë disa prova se përshembull sinjale radio apo drite .