Për të gjithë përdoruesit e rrugës Tiranë –Durrës, por edhe kryeqytetasit që kanë vendosur që vapën e fundjavës ta kalojnë në plazhet e Durrësit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore japin lajmin e mirë. Deri ditën e premte datë 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.
Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e premte ora 12:00 deri mengjesin e të hënës ora 06:00, aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimit.
Ditën e hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja.
ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së dielë për orientimin e trafikut.