INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajmi i mirë! Beteja shekullore e çamëve në axhendën e BE

Lajmi i mirë! Beteja shekullore e çamëve në axhendën e BE

Publikuar më: 09:53 29-09-2016

Problemet e minoritetit shqiptar në Greqi kanë zanafillën që në vitin 1913, ku me vendim të Konferencës së Londrës trevat shqiptare iu aneksuan Greqisë. Që prej atij viti fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si taksat e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, vrasjet, burgosjet deri në masakrat e përgjakshme. Po me nisjen luftës Italo – Greke në vitin 1940 tensioni politik në Çamëri u thellua ndjeshëm. E gradualisht nisi dhe sprastrimi i çamëve nga vendi i tyre dhe kulmoi me një fushatë në tetor të vitit 1944, e cila bëri që pjesa më e madhe e çamëve të largoheshin nga Greqia.
Në këto kushte kjo çështje në kohën e komunizmit në Shqipëri thuajse se nuk u përmend më. E me ardhjen e demokracisë çamët nisën të krijojnë shoqatat e tyre e më pas dhe Parti. E këtu rinisi beteja për njohjen e çështjes Çame.
Shumë kërkesa i janë nisur ndër vite Gjykatës së Hagës, asaj të Strasburgut, vendeve të  BE dhe vetë Greqisë, për njohjen e çështjes, ku përfaqësues të minoriteti çam kanë prioritare vendosjen e dinjiteti në vend, pra dënimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krimet e kryera ndaj të parëve të tyre. Kërkesa të tjera janë dhe  riatdhesimi i të gjithë çamëve dhe kthimin e pasurive. Edhe vetë Kreu i PDIU, Shpërtim Idrizi i ka kërkuar shumë herë parlamentarëve shqiptarë që të negociojnë me shtetin helen me qëllim që ata të pranojë ekzistencën e çështjes çame dhe të heqin dorë nga ligji i luftës. Madje ka hartuar dhe një rezolutë.
Gjithësesi deri më tani Greqia nuk e ka njohur këtë komunitet madje shumë zyrtarë të lartë helenë kanë thënë se çështja Çame nuk ekziston.
Beteja shekullore e çamëve për fat të mirë më në fund ka marrë përgjigje optimiste, pasi një ditë më parë vetë, Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi lajmëroi se BE ka nisur drejt Greqisë një kërkesë zyrtarë me qëllim që të nisë të trajtojë çështjen çame.

Ja ç’shkuan Idrizi:
“Lajm i madh erdhi, ora e bardhë për Çamērinë dhe padrejtesitë shekullore sapo trokiti! Komisioneri Hahn i kërkon zyrtarisht Greqisë të trajtojë çështjen çame në kuadër të axhendës së çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.
Kam përsëritur pa u lodhur se çështja çame është aq afër sa ne punojmë çdo ditë. Një punë e palodhur, sakrifica dhe dashuri për kauzën tonë të rikthimit të dinjitetit të popullsisë martire çame sot solli futjen zyrtare të çështjes në axhendën zyrtare të BE. Faleminderit të gjithëve. Fitorja jonë e radhës. Ne nuk do harrojmë kurrë

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492