INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajmi i mirë për studentët e mjekësisë, do garantohen praktikat dhe do rishikohet buxheti[FOTO]

Lajmi i mirë për studentët e mjekësisë, do garantohen praktikat dhe do rishikohet buxheti[FOTO]

Publikuar më: 10:06 29-04-2019

Praktikat e studentëve të mjekësisë janë të rëndësishme në lidhje me profesionin. Ndaj në spitale do të investohet më shumë dhe në drejtim të mësimdhënies. Kjo është një nga pikat e marrëveshjes që është firmosur sot mes Dekanit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, dekanëve të tre fakulteteve dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Invesimet në spitale do të kenë kritere të forta, që të krijojnë hapësira për mësimdhenien”, tha Ministrja Manastriliu në fjalën e saj.

Gjithashtu pritet të bëhen hapa para dhe në drejtim të kërkimit shkencor dhe rishikimit të buxhetit me qëllim që të mbështeten më shumë projekte sipas nevojave të universitetit.
“Studentët do të jenë pjesë aktive e kërkimit shkencor, duke u përfshirë në projektet e institucioneve tona si ndihmës në kërkimin shkencor për hartimin e raporteve të treguesve shëndetësorë”, sqaroi Manastirliu.
Lehtësi do të ketë dhe për çdo student ekselet. Ata do futet në procedurat e konkurimit për t’u punësuar me 10 pikë bonus.

og.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158