Përloten personazhet VIP, ja çfarë shkruajnë për të…
Lajmi për vdekjen e gazetares Adelajda Xhamani na ka tronditur të gjithve si dhe miqtë, kolegët e artistët të cilët kanë punuar apo njohur 31- vjeçaren gjatë karrieres së saj prej vitesh në gazetari pasi ajo është marrë më shumë me shtypin rozë.
Të shumte kanë qenë personazhet e njohur VIP të cilët ngushëlluan familjen Xhamani dhe treguan se ishin prekur vërtet nga ky lajm dhe nuk mund ta besonin. Ja çfarë shkruajtën për gazetaren ata:
Arbana Osmani : “U prehsh ne Paqe Adela! Nje nga vajzat me te guximshme qe kam njohur. Love is for the brave, I’m sure you will find it up there”
Roza Lati: “Sot u zgjova me zemer te thyer.... nuk mund ta besoj.... Adel zemra ime, nuk kishim kofidenca shoqesh te ngushta bashke, por kishim miqesi... Adel zemra ime, shpirti jot i punes dhe karrieres ishte frymzim per mua... Adel zemra ime, Zoti engjejt e bukur i merr prane vetes... u prehsh ne paqe...”
Si dhe shumë tjerë ku mund të shihni përmes fotove postimet të tyre./intv.al/