INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajmi që është ndarë me Alba Hoxhën mori dhenë, Albi Nako bën reagimin kuptimplotë: Ku gabova?!...[FOTO]

Lajmi që është ndarë me Alba Hoxhën mori dhenë, Albi Nako bën reagimin kuptimplotë: Ku gabova?!...[FOTO]

Publikuar më: 12:48 05-07-2019

Lidhja e dashurisë midis koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha ka qenë në qendër të mediave rozë muajt e fundit. Megjithëse ato nuk e pranuan lidhjen e tyre publikisht, shumë herë çifti u pa bashkë e madje u përfol edhe për fejesë

Por vetëm një muaj më parë Albi dhe Alba e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe prej kohësh nuk janë parë më bashkë, madje në “Alba Festival” ku Albi ishte me trupën e tij të baletit, Alba nuk u pa gjëkundi.

Kanë mjaftuar këto detaje që në media të përflitet se çifti i ka dhënë fund lidhjes 2 vjeçare.

Sipas ‘Panorama Plus’ mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja e njohur të ndahet.

Lidhur me këto lajme as Albi as Alba nuk kanë folur, por së fundmi të gjithë ndjekësit e koreografit janë habitur nga një postim që Albi ka bërë. Ai ka publikuar një shprehje në të cilën shkruhej: “Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”.

tagg.png

 

Për kë e kishte vallë?

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609