Elita Rudi dhe Gjiko janë nga çiftet më simpatike të showbizit shqiptar.
Dyshja shfaqin shumë pozitivitet në çdo paraqitje të tyre televizive por edhe në rrjete sociale duke na sjell detaje interesante nga përditshmëria e tyre.
Mirëpo përgjatë ditëve të fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se Gjiko ka dalë para Gjykatës pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilës i ka dhënë lëndë narkotike dhe e ka gënjyer që do ta ndihmonte në karrierë.
Vetë Gjiko i ka hedhur poshtë këto lajme me anë të një statusi të bërë në rrjete sociale. Ai ka thënë se ngjarja është e sajuar dhe se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë e tij.
Së fundmi ka reaguar dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi. Ajo ka publikuar një video ku shihet duke puthur dorën e reperit, duke treguar që e mbështet dhe po i qëndron afër në këto ditë.