INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajthitjet që kalojnë femrat pas të 30-ave kur nuk janë ende të martuara

Lajthitjet që kalojnë femrat pas të 30-ave kur nuk janë ende të martuara

Publikuar më: 20:29 28-04-2017

Çdo popull i ka zakonet e veta të cilat dukshëm mund të dallohen.

Lidhur me këtë ekziston një barsoletë: “Më me dëshirë do të ishit martuar me një vajzë nga qyteti apo me një plakë nga fshati? Natyrisht, me plakën nga fshati, sepse ajo i ka 25 vjeç, ndërsa vajza nga qyteti 35”

Ka kaluar moshën tridhjetëvjeçare, por ende nuk është martuar – me siguri ajo ka ndonjë problem. Kështu rrethi më së shpeshti mendon për femrën e cila ka hyrë në decenien e katërt të jetës, ndërkaq akoma nuk është martuar.

Ndër ato “probleme”, mund të jenë edhe këto:

Ka kërkesa të mëdha

Askush nuk mund t’ia plotësojë kërkesat e saj. Kjo ka të bëjë me ato dama të cilat dinë perfekt se çka duan e çka nuk duan. Kanë pikëpamje të qartë mbi jetën të cilën dëshirojnë ta bëjnë dhe nuk lejojnë që të tjerët t’ua imponojnë stilin e jetës.

Është e krisur

Kërkon çdo rast që ta “rrëmbejë” cilindo mashkulli për t’u martuar. Këtë paragjykim më së shpeshti posaçërisht e kanë meshkujt. Prindërit e brengosur, nga ana tjetër, mendon që e përkëdhelura e tyre tepër është duke zgjedhur, ndërkaq e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Refuzimi për t’u martuar me dikë i cili nuk është sipas dëshirës së saj, vetëm sa për ta vënë unazën në gisht siç kanë vepruar disa shoqe të saj, në të vërtetë është për t’u admiruar. Është e drejtë e tyre që të zgjedhin me kujdes bashkudhëtarin i cili u përshtatet.

Nuk dinë si të sillen në një lidhje të gjatë

Nuk janë të afta që në tërësi t’i përkushtohen dikujt dhe të bëjnë kompromise. Kjo vërtet nuk është e saktë, sepse nuk do të thotë që vajzat të cilat nuk kanë pasur lidhje të gjata nuk dinë se si të dashurohet dhe si të jetohet me partnerin.

Se është e aftë t’i përkushtohet dikujt, do të mësoni nga situatat e ndryshme, mënyrat se si sillen ndaj prindërve, motrave, fëmijëve të cilët i takon në rrugë.

Është martuar me punën

Do të thonë kështu për femrën e cila vërtet punon shumë. Megjithatë, kini parasysh që ajo mbase nuk është e dhënë vetëm pas punës, por dëshiron të arrijë diçka derisa nuk e ka gjetur mashkullin e vërtet.

Kjo definitivsht do të thotë që do të punojë më shumë madje edhe gjatë vikendeve, mirëpo nëse i ofroni rastin ajo do të dijë të dashurojë.

Article Logic
Execution time: 0.0025579929351807