Asnjë lojtar i Lakers nuk do mund të vesh fanellat me numrat 8 dhe 24, numra të cila i ka mbajtur veshur basketbollisti Kobe Bryant.
Gjatë ndeshjes në Los Anxhelos, Lakers zhvilluan një ceremoni për tërheqjen e këtyre dy fanellave në shenjë nderimi.
“Jam shumë i emocionuar, jo për këtu do fanella që po ngjiten lart, por ato fanella që kanë qenë aty më parë dhe që më kanë frymëzuar në karrierën time. Ato fanella më kanë ndihmuar që të bëhen ky lojtar, duke arritur një nivel të lartë. Punoni fort dhe ëndrrat do të bëhen realitet. Nuk është destinacioni ai që ka rëndësi, por rruga që bëni për të shkuar aty”, u shpreh i emocionuar gjatë ceremonisë Kobe Bryant.