INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lakuriq në muze? Shumë normale në Francë e jo vetëm. Mësoni ku mund t'a shijojnë nudistët artin dhe kulturën të lirë [FOTO]

Lakuriq në muze? Shumë normale në Francë e jo vetëm. Mësoni ku mund t'a shijojnë nudistët artin dhe kulturën të lirë [FOTO]

Publikuar më: 19:42 10-05-2018

Një muze në Paris është i pari në llojin e vet në Francë, për të vetmen arsye sepse ka filluar t’u hapi dyert vizitorëve nudist.

44.jpg

Muzeu i artit bashkëkohor të Palais de Tokyo, i dha mundësinë nudistëve për një tur jashtë orareve të zakonshme në galerinë Discorde, Fille de la Nuit (Discord, E Bija e Natës).

Është raportuar se rreth 160 vizitorë kanë marrë pjesë në këtë tur, biletat e të cilit u shitën në më pak se dy ditë.

Muzeu u bë galeria e parë e Parisit e cila hapi portën e saj për nudistë, një hap që është duke u lavdëruar si largim nga koservatorizmi dhe mendjengushtësia. Ky muze ndoqi hapat e parkut Bois de Vincennes i cili caktoi një zone të dedikuar për natyristët (kështu quhen nudistët) vitin e kaluar.

33.jpg

Julien Claude-Penegry, drejtori i komunikimit i Shoqatës së Natyristëve të Parisit, tha: “Mënyra e jetesës së natyristëve, është lakuriqësia. Kultura është pjesë e jetës sonë të përditshme, dhe kjo është një mundësi e veccantë. Sot, mentaliteti po ndryshon. Natyristët po thyejnë barrierat e së kaluarës, tabutë dhe mentalitetet të cilat ishin shkatërruese”.

Sipas statistikave, ka mbi 2.6 milionë nudistë të cilët jetojnë në Francë.

Një galeri në Vienë në 2013-ën ka ftuar vizitorët të heqin rrobat për një shfaqje special të një ekspozite dedikuar lakuriqësisë mashkullore, ndërkohë që një muze tjetër në Australi ka hapur dyert për shikuesit e vetë natyralistë !

22.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499