Shëndeti i Lamar Odom është përmirësuar aq shumë sa nëse nuk e dinit që ai ishte në prag vdekjeje në Tetroin e vitit të kaluar, nuk do e kuptonit se ai pësoi infarct dhe e kishte të pamundur të ecte apo të fliste.
Sipas tmz.com ai së bashku me Khloe dhe Kim bënë një ngjitje në mal gjatë fundjavës ashtu siç e përmendëm dhe më parë. Për mjekët kjo ishte e pabesueshme, dhe më e çuditshme është fakti se ai tashmë është në gjendje të kthjellojë mendimet, të bisedojë dhe të jetë i vetëdijshëm për veprimet e tij.
Lamar kishte probleme me njohjen e fytyrave, madje edhe të atyre më të afërt si familjarë dhe miq. Edhe pse tashmë është i aftë të bëjë shumë gjëra, përsëri ka momente ku i duhet pak kohë të rimarrë veten. Sa i përket basketbollit, ai mendon se do rikthehet edhe pse tani është shumë shpejt për të vendosur.