INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lamar Odom: Muzika e Kanye-s më shpëtoi jetën

Lamar Odom: Muzika e Kanye-s më shpëtoi jetën

Publikuar më: 11:46 12-02-2016

Tani jemi të bindur plotësisht se Lamar Odom është shëndoshë e mirë.

Kjo sepse basketbollisti ka bërë shfaqjen e tij të parë publike që pas gjendjes kritike shëndëtsore që e la për disa kohë në koma. Odom ka qenë i pranishëm në sfilatën e modës qe organizoi kunati, Kanye West, në New York Fashion Week mbrëmjen e djeshme. Teksa West e ka shoqëruar në vendin e tij atë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes Kardashian-Jenner, turma në Madison Square ka thirrur një zëri emrin e Lamar Odom duke duartrokitur. Nga ana tjetër bashkëshorti i Khloe-s, siç raporton TMZ, ka rrëfyer se është borxhlin ndaj Kanye West pasi ishte muzika e këtij të fundit ajo që i shpëtoi jetën. Me siguri e ka pasur fjalën për albumin "The Life of Pablo", i krijuar 90% nga Zoti, të paktën kështu pretendon Kanye West! 

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447