INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Lamborghini Aventador S”, aty ku sportiviteti ndërthuret me super-fuqi [FOTO/VIDEO]

“Lamborghini Aventador S”, aty ku sportiviteti ndërthuret me super-fuqi [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:32 27-12-2017

Italianët nuk kanë munguar asnjëherë në revistat automobilistike për meshkuj, dhe kur flasim për inxhinierinë e makinave super të shpejta për pistë ata dinë ta shkrinë si duhet eksperiencën në botën e automobilave.

Së fundmi marka “Lamborghini” ose e njohur ndryshe edhe si “shtëpia e demave” kjo bazuar në logon historike të markës ku si simbol është vendosur një dem i zi po ashtu edhe për makinat super të fuqishme që prodhon, na ka prezantuar së fundmi modelin e quajtur “Aventador S”.

Me një zemër motorike prej 6500 cm3 me 12 pistona, “Lamborghini Aventador S” vjen me 730 kuaj fuqi.

Modeli i ri “Aventador S” është një makinë sportive me dy vende, i karakterizuar nga ideja e makina sportive me motorë mbrapa.

“Aventador S” ka një transmision automatik me 7 raporte me të katërta rrotat aktive dhe gjithashtu katër opsione të guidës si “Garë”, “Sport”, “Rrugë Normale” dhe “Ego”.

Shpejtësia maksimale e Lamborghini Aventador S arrin 350 kmh, ndërsa nga 0 deri në 100kmh , “Aventador S” i arrin për 2.7 sekonda.

Përveç opsionit bazë, “Aventador S” vjen dhe me opsionin kabrio për të gjithë të interesuarit.

Kostoja për të blerë një “Lamborghini Aventador S” është 424 mijë dollarë plus kostot për opsionet shtesë.

opawje_fj90qw3_r.PNG

awoe_jf09q23.PNG

loawej_f90q23.PNG

serj_f0-23e.PNG

zsdi_fhq0-23.PNG

aerio_f032.PNG

opw_efr3_bgsdg.PNG

aeopwr_fu-23_w.PNG

werf_uq23o0w.PNG

opj_awe90f3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885