INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lamtumira e Merkel: Vlerat tona duhet të mbrohen...

Lamtumira e Merkel: Vlerat tona duhet të mbrohen...

Publikuar më: 17:10 07-12-2018

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbajti fjalimin e lamtumirës para anëtarëve të partisë së saj, Partia Demokristiane, nga e cila jep dorëheqje.

“Vlerat tona duhet të mbrohen, brenda dhe jashtë”, tha Merkel në kongresin e partisë në Hamburg.

Në fjalimin e saj Merkel paralajmëroi sfida të ashpra përpara, përfshirë ndryshimet klimatike, ruajtjen e unitetit evropian dhe përballjen me Brexit, daljen e Britanisë nga Unioni.

Ajo la të kuptohet se mbështet Annegret Kramp-Karrenbauerin si pasardhëse të saj, duke e lavdëruar performancën e saj si kryeministre e landit Sarland.

Pavarësisht dorëheqjes nga kryesimi i Demokristianëve, Merkel planifikon të përfundojë mandatin e saj të katërt si kancelare i cili zgjat deri në vitin 2021.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045