Gazetarja Adelajda Xhamani do të përcillet nesër për në banesën e fundit, në qytetin e saj të lindjes në Kavajë.
Homazhet do të mbahen në orën 12:00 te Kinemaja e qytetit të Kavajës ndërsa varrimi në orën 14:00.
Moderatorja Adelajda Xhamani u nda papritur nga jeta në moshë të re, vetëm 31 vjeçe.
Ajo u gjet e vdekur në banesën e saj në Tiranë dhe shkak paraprak dyshohet infarkt në zemër.