Massimiliano Allegri dhe Juventus pritet të ndahen në fund të sezonit. Sipas La Gazzetta dello Sport drejtuesit e Juventusit janë përçarë me trajnerin italian, Massimiliano Allegri. Përplasjet mes Allegrit dhe udhëheqëseve të kampionit të Italisë kanë nisur në Katar, ku Juventusi humbi Superkupën e Italisë nga Milani. Thuhet se të dy planet nuk kanë gjuhë të përbashkët dhe pritet të ndahen në fund të sezonit. Në qershor rrugët e Allegrit dhe klubit bardhezi mund të ndahen, dhe për trajnerin një eksperiencë në Angli është një dëshirë e hershme, që mund të konkretizohet në rast të një largimi të Wenger nga stoli i Topcinjve të Arsenal. Drejtuesit e Juventus të vetëdijshëm për rrezikun po përpiqen të hedhin sytë rrotull për të evituar që të paken të papërgatitur. Në klubin bardhezi pëlqehet Paulo Sosa trajneri aktual i Fiorentinës që nuk gëzon më një raport të mirë me klubin vjollcë, por alternativa të planit të dytë janë dhe Di Francesco dhe Jardim i Monaco. Një pistë e huaj con madje dhe te Diego Simeone. Argjentinasi i Atleticos së Madridit i pëlqen shumë Marottës, por disa herë ka premtuar një rikthim te Interi dhe për këtë arsye duhet parë se si do të shihej nga tifozët bardhezi një zbarkim i tiji te Juventusi.