Pas humbjes në transfertë ndaj Sampdorias, trajneri holandez Frank De Boer i ka ditët e numëruar në stolin e Interit.
Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport” bordi drejtues i Interit do të mblidhet sot për të vendosur të ardhmen e De Boerit.
Pas kësaj disfate Interi ka pësuar katër humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe ndodhet 8 pikë larg zonës së Championsit ndërsa e vetmja zgjidhje pritet të jetë shkarkimi i teknikut holandez.