INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lamtumirë Dritëro Agolli! Përcillet për në banesën e fundit gjeniu i letrave shqipe

Lamtumirë Dritëro Agolli! Përcillet për në banesën e fundit gjeniu i letrave shqipe

Publikuar më: 14:37 05-02-2017

Pas muajve të ngarkuar nga sëmundja, Dritëro Agolli një nga emrat më të njohur të letrave shqipe, u largua nga jeta në moshëm 86-vjeccare. Ikja e tij është një humbje për letërsinë dhe mendimin shqip, por veprat e tij do të jetojnë përgjithmonë. Një nga personalitetet më të rralla që ka pasur vendi në këtë gjysmë shekulli, Agolli ka qenë i angazhuar jo vetëm në letërsi, por edhe politikë me angazhime jo vetëm përmes fjalës.

Në nder të kujtimit të shkrimtarit në Pallatin e Kongreseve u zhvilluan për disa orë homazhe, ku  me qindra qytetarë e intelektualë, miq e familjarë, ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit të letrave shqipe. 

Homazhet nisën në orën 11:30, deri në orën 13:00, ndërsa më pas arkivoli me trupin e gjeniut të letërsisë shqipe u nis për në banesën e fundit, drejt varrezave të Tufinës. Trëndafila dhe karafila të bardhë u hodhën sipër arkëmortit të shkrimtarit, duke u shoqëruar me duartrokitje nga të pranishmit në ceremoni. Për organizimin e aktiviteteve të ceremonialit të homazheve mortore të Agollit u ngrit enkas dhe një Komision Shtetëror.

“Po të mos më shtrëngonte detyra, do t’i bëja bisht kësaj ceremonia dhe sëkëlldise së madhe të të qenit këtu. Siç ndodh gjithnjë kur vdes gjithkush, të dukurit të rreshtohen për t’i dhënë vdekjes së ky dikushi na përket neve dhe jo ju. Sëkëlldia ma sjell mua afër atë dikushin e madh të kyçur në atë arkë në atë kreshtën e parë fytyrën si të rrahur nga të gjitha erërat, një gotë në dorë, dhe sytë më thonë: “Ore ç’po thua, ç’ështe kjo mbledhje. Jeni mbledhur për të folur për mua”. Ne këtu flasim e flasim, pasi ai i tha të gjitha. La gruan dhe iku me vdekjen. Iku me të dytën, për mos të humbur të parën. Kjo hije e Dritëroit, është si një kthim përfundimtar prej andej nga erdhi teksa jepte dhe merrte një jetë të tërë.”, tha Rama në ceremonialin mortor.

Është një dhimbje shumë e thellë, trishtim pa fund për disa breza që ishin lexues të Dritëroit, ishin bashkëkohës të tij dhe do jenë lexues të tij. Dritëroi ishte dhe do mbetet i të gjithëve. Ishte e vështirë për të gjetur fjalët e duhura.

Edhe dikur kush e kishim në bisedë. Dritëroi është më shumë se shkrimtar, pasi është dhe klasik, eseist, reformator, edhe profesor i vyer i dheut të profesorëve. Ai ishte Naimi i Shqipërisë. Ishte dera ku trokisnim tek një mik i mençur.

Ishte forca e talentit që buron nga populli dhe madhështia e të qenit një njeri i pasur dhe i mirë. Sot Shqipëria është më e varfër. Dritëroi e ndërtoi vet bronxin e tij.

Dritëroi është në piedestalin e një populli që e deshi shumë. Dritëroi ka bëre dhe do bëjë disa breza që të gëzojnë me të, të qajnë me të dhe të mbajnë zi për të.”, tha kryeparlamentari Meta. 

Cilësia më e lartë e Dritero Agollit ishte aftësia e tij për të qenë popullor, edhe kur nuk donte. Ngushëllime familjes dhe atyre që e donin.”, thuhet në mesazhin e Ben Blushit.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka falënderuar shkrimtarin e madh Dritëro Agolli për kontributin e tij në Shqipëri. “Mendja e Dritëroi shkurtoi ditët e sistemit që lamë pas,” tha Ruçi në ceremonialin shtetëror të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në nder të Agollit.

“Unë jam vëllai, ishte vëllai im, dhe vëllai i të gjithëve ne.

Të gjitha llafet u thanë në mënyrë të shkëlqyer. Ju falenderoj të gjithëve për fjalët e mira që thatë gjithë të pranishmëve.

Ai kishte akoma shumë të thënë dhe jo pa kuptim është  shkruar “Prit edhe pak”...ai donte të mbronte të gjithë të mirat e vendit, të godiste të metat e vendit me llafe të mira, me edukim. Ai kishte anën shpirtërore. Kështu që unë s’kam çfarë të them më shumë”,-tha Tajar Agolli duke emocionuar të gjithë të pranishmin në sallë të cilët u ngritën në këmbë dhe duartokitën.

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035