Sipas tabloidit britanik “The Sun”, ish-lojtari i Barcelonës dhe tashmë trajner i Evertonit, Ronald Koeman është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e katalanasve.
Trajneri i Barcelonës, Lusi Enrique në fund të sezonit i përfundon kontrata aktuale dhe me shumë mundësi ai pritet të largohet nga “Camp Nou” .
Mungesa e rinovimit do të thotë që drejtues të Barcelonës kanë gati emrin që do të zëvendësojë Lusi Enriquen.
Gjithashtu një tjetër kandidat potencial është edhe trajneri holandez, Frank De Boer i cili pak muaj më parë u shkarkua nga bankina e Interit.