INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lamtumirë “Fantozzi”; shuhet aktori i dashur edhe i shqiptarëve Paolo Villaggio [Video]

Publikuar më: 13:18 03-07-2017

Italianët por jo vetëm, kanë humbur sot një nga personazhet më të dashura të kinemasë, Paolo Villaggio. I dashur për të gjithë, sidomos me rolin e tij Fantozzi, Paolo Villaggio ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare, teksa prej disa ditësh ishte shtruar në spital.

Për shumë kritik të kinemasë, askush nuk mund të shkruante e interpretonte më mirë italianët e djeshëm dhe të sotshëm sesa Paolo Villagio. Me rolin e tij si Fantozzi, ai mbajti para ekranit me miliona italianë, por edhe shqiptarët që të etur për produksionet italiane, gjeten te Fantozzi një personazh që gjithmonë i argëtonte.

taglioAlta_0011252.jpg

Shkrimtar, skenarist, aktor, dublues, Paolo Villaggio do ti mungoj padiskutim ekranit duke lënë pas tij një histori me vete suksesi. Ai spikati në role të shumta në filmat “Azzurro”; “Il turno”, “Superfantozzi”, “Hermano etj teksa në vitin 2012 interpretoi në filmin “Tutto tutto, niente, niente”. Villaggio ka shitur me miliona kopje edhe me librat e tij ndër të cilat veçohen seritë e botimeve rreth Fantozzit, “7 grammi in 70 anni”, “Sono incazzato come una belva”, “Storie di donne straordinarie”, “Crociera Lo Cost”. Në karrieren e tij rrëmbeu edhe trofe si “Luani i Artë”, çmimet e karrierës “Pardo d'onore” dhe “David di Donatello”.

Article Logic
Execution time: 0.0033290386199951