INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lamtumirë gjumë me ëndrra të këqija. Tani do ta programojmë vet se çfarë duam të shohim

Lamtumirë gjumë me ëndrra të këqija. Tani do ta programojmë vet se çfarë duam të shohim

Publikuar më: 13:47 27-04-2018

Ëndrrat e këqija ju pengojnë të bëni një gjumë të qetë? Po sikur të kishit një pajisje e cila do ju ndihmonte të programonit vetë se çfarë ëndrre doni të shihni?

Kjo bëhet realitet me robotin më të fundit që është ndërtuar nga ekipi i shkencëtarëve të MIT. Robti i quajtur Dormio ndihmon njerëzit që të kontrollojnë ëndrrat e tyre. Sistemi Dormio punon si një pajisje e vendosur në dorë e cila gjurmon gjendjen mendore të njeriut nëpërmjet bio-sinjaleve si frekuencat e zemrës, dhe të muskujve. Në të tillë situate kur roboti identifikon personi po shikon një ëndërr të keqe përdorë disa zhurma për ta zgjuar disi, dhe në momentin që robti përdorë një fjalë, ajo automatikisht bëhet pjesë e ëndrrës së personit, shkruan intv.al

Më konkretisht nëse Dormio thotë 'lepur' direkt personi në gjumë do ëndërroj lepurin dhe në këtë mënyrë makthi që ka qenë duke parë zhduket dhe nisë të ëndërroj mbi lepurin.
Ideja e nxitjes së mendimit krijues u realizua nga gjendja mendore në të cilën gjendet njeriu midis zgjimit dhe pavetëdijes shpjegon udhëheqësi i studimit Adam Horowitz./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707