Ky është fundi i “Harry Potter”.
Këtë lajm të trishtë për fansat e konfirmon vetë krijuesja e këtij personazhi, shkrimtarja J.K.Roëling. Ajo tha për Reuters, se historia e fundit “Harry Potter; The Cursed Child”, që zhvillohet në rend kronologjik 19 vjet më vonë, është edhe historia e fundit që do të dëgjoni nga Harry Potter. Ai e ka kryer misionin e tij dhe nuk kam ndërmend ta rikthejë më, tregoi shkrimtarja Roëling, e cila shtoi se “The Cursed Child” ishte edhe bonusi që ajo i solli të gjithë dashamirësve të personazhit të famshëm!