Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon një ndryshim të ligjeve të imigracionit në SHBA, që prekin lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë, të ashtuquajturat Green Cards.
Ky ndryshin vjen pasi politikat amerikane kundër imigrimit ilegal nën presidentin Trump është ashpërsuar.
Green Cards do të ulen ndjeshëm në vetëm 500.000 leje në vit duke përgjysmuar kështu numrin e atyre që janë dhënë deri më tani.
Në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri fjalë për “një nga reformat më të rëndësishme të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli”.
Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve.
“Sistemi i ri do të vlerësojë ata të huaj që flasin mirë anglisht, kanë cilësi profesionale të caktuara dhe që mund të kujdesen për veten e fëmijët e tyre”, tha Trump.