Pas 8 vitesh të lavdishme të mbushur me plot sukses, drejtues të Real Madrid gjatë merkatos së verës po planifikojnë të shesin sulmuesin, Karim Benzema.
Të shumta janë klubet që interesohen për të marrë shërbimet e 29-vjeçarit i cili po kalon një formë të mirë fizike, shkruan “Calciomercato.i”.
Sipas mediave iberike në ‘pole position’ për të marrë Benzema qëndron PSG-ja e cila do të përballet me konkurrencën e fortë të Milanit.
Nëse kuqezinjtë e drejtuar nga Montella arrijnë të sigurojnë pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm në Champions League atëherë sulmuesi francez me shumë mundësi do të zgjedhë të transferohet në “San Siro”.
Kohët e fundit është folur për një ftohje të marrëdhënieve mes presidentit të Realit, Florentino Perezit dhe sulmuesit në fjalë.
I vetmi avantazh i PSG-së përballë Milanit, janë milionat e Sheikh Nasser Al-Khelaifi të cilat nuk do të kursehen pasi në arkat e ‘Los Blancos’ do të arkëtohen plot 60 milionë euro.
Tashmë duhet të presim merkaton e verës për të kuptuar akoma edhe më qartë se ku do të jetë e ardhmja e Karim Benzema.