Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, raportohet se ka vendosur ta shesë sulmuesin francez Karim Benzema.
Sipas “Diario Gol”, Perez ka vendosur që ta shesë sulmuesin në mënyrë që të përfitojë dhe të ketë buxhet më të lartë për blerjen e mundshme të Kylian Mbappes nga Monaco.
Nëse ndodh kjo, thuhet se Arsenali dhe Liverpool janë të gatshëm të bëjnë ofertë për ish sulmuesin e Lyonit.
29-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2009, kur ishte transferuar nga Lyoni për 35 milionë euro.