Milani e ka seriozisht për Alvaro Moratën dhe pret të nisë bisedimet me Realin e Madridit sapo të mbyllet ky sezon futbollistik.
Kuqezinjtë kanë angazhuar në këtë lëvizje avokatin Buonxhorno Bozo, i cili ishte arkitekti i lëvizjes së sulmuesit spanjoll te Juventusi në verën e vitit 2014.
Sipas “Sport Mediaste”, Milani kërkon të shfrytëzojë raportin e mirë që Bozo ka me menaxherin e Moratës. Avokati i njohur tashmë po planifikon uljen e dy klubeve në tavolinë, ndërkohë që Moratës te Milani do t’i garantohej një fanellë titullari, ndryshe nga se po ndodh te Reali i Madridit.
Këtë sezon sulmuesi 24-vjeçar ka luajtur vetëm 12 ndeshje si titullar, ndërkohë që ka realizuar 13 gola në kampionat. Te Milani ai do ishte lideri i sulmit, ndërkohë që kuqezinjtë pritet të bëjnë lëvizje të rëndësishme në merkato, çka do e ndihmonte edhe atë për të shënuar sa më shumë.