INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lamtumirë Yahoo! U ble nga Verizon për 4.8 miliardë dollarë[VIDEO]

Publikuar më: 13:02 15-06-2017

Finalizohet marrëveshja për blerjen e Yahoo nga Verizon për 4.8 miliardë dollarë. Ky vendim shënon fundin e trishtuar të një prej kompanive më të njohura në internet. Lajmi u njoftua nga vetë Yahoo në një deklaratë, ku u bë e ditur se pjesa e kompanisë që nuk do blihet nga Verizon do të kthehet në Altaba. Kompania e sapo formuar do të veprojë si një kompani e investimeve, dhe vetëm pesë anëtarët e bordit do të mbeten në kompani,të tjerët do të largohen. Me mbylljen e marrëveshjes, drejtoresha  e Yahoo, Marissa Mayer dha dorëheqjen. Verizon mësohet se do të “bashkojë AOL me Yahoo, në një divizion që do të quhet “Oath”. Marrëveshja e blerjes së Yahoo u vu në rrezik, pasi firma zbuloi shkeljet e shumta të sigurisë të bëra disa muaj më parë duke prekur më shumë se 1 miliard përdorues. Tre muaj më parë, kompania u akuzua gjithashtu për ndërtimin e një sistemi të fshehtë që skanonte email e qindra miliona përdoruesve të saj, me kërkesë të shërbimit të inteligjencës të SH.B.A.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375