Vetëm ligji mund t'i mbajë larg fansat e çmendur nga Lana Del Rey.
I tillë është edhe rasti i Zachary Benton Self nga Kansas, i cili është dënuar dje me 84 ditë burg pasi tentoi t'i afrohej sërish këngëtares. Por nuk mbaron me kaq pasi 19-vjeçarit gjithashtu i është dhënë një urdhër ndalimi prej 5 vjetësh, që e urdhëron atë të mos ketë asnjë lloj kontakti me Lana Del Rey. Kujtojmë që Zachary Benton Self vëzhgohet nga policia që prej arrestimit të tij më 1 dhjetor, kur u përpoq të hynte në shtëpinë e artistes në Malibu!