INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laprakë, tenton vetëvrasjen duke pirë helm në lokal. Dërgohet në spital 52-vjeçari

Laprakë, tenton vetëvrasjen duke pirë helm në lokal. Dërgohet në spital 52-vjeçari

Publikuar më: 14:19 02-09-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një burrë ka tentuar të vrasë veten duke pirë helm. Mësohet se 52-vjeçari me inicialet F.J., banues në Tiranë ka pirë fostoksinë në një lokal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën “Josif Pashko”, kur burri ka tentuar të vrasë veten duke pirë disa kokrra, të dyshuara fostoksinë. Atij i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719