Një skenë e ngjashme me ato të filmave ka ndodhur në dyqanin e një kompanie interneti në Laprakë.
Një klientë i irrituar ka marrë ç’i ka dalë përpara dhe ka shkatërruar dyqanin me sëpatë.
Ashtu siç mund ta shikoni edhe nga video e postuar nga blogeri Olti Curri, i riu, ende i paidentifikuar ka goditur me sëpatë fillimisht kompjuterin e operatorit dhe më pas çdo gjë tjetër në zyrën e tij.
Fatmirësisht, operatori nuk është lënduar, pasi autori ka sulmuar vetëm ambientin e zyrës.
Deri tani nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga policia, lidhur me skenën e frikshme.