INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Larg DHUNËS dhe VESEVE! Të rinjtë dhe përfaqësuesit e UNFPA-së ndajnë mesazhe sensibilizuese[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 15:55 10-04-2019

Edukimi, aktivitetet kulturore dhe sportive mbajnë të rinjtë larg veseve. Të tilla mesazhe u dhanë sot në një aktivitet të përbashkët mes UNFPA-së dhe Komitetit Kombëtar Olimpik që u mbajt në qytetin e Durrësit. Drejtoresha e UNFPA-së për rajonin, Rita Kolumbia u shpreh se përmes këtyre aktiviteteve të gjithë duhet të flasin për të drejtat e njeriut, specifikisht për gruan.

“Të rinjtë do të jenë ata që do të bëhen fuqia zhvilluese e mëtejshme e vendit. Po mundohemi që të gjithë së bashku të bashkuar të flasim për të drejtat e njeriut, të flasim për fuqizimin e grave, të flasim për bashkimin. Njësoj siç bëjnë olimpiadat sportive, ta bëjmë edhe ne. Kur flasim me të rinjtë mundohemi t’u themi atyre që të jenë sa më aktiv në jetën shoqërore për zhvillimin e vendit, aktiv në sporte dhe në çdo veprimtari tjetër”, tha Rita Kolumbia.

ritok.jpg

Ndërsa Brian Williams, Koordinator i OKB-së, ju kërkoi institucioneve që të krijojnë sa më shumë lehtësira grave që të marrin pse jo dhe pozicione drejtuese.

“Nëse gratë duan të jenë më të fuqizuara në Shqipëri do të thotë që ato duhet të kenë më tepër mundësi për pjesëmarrje në ekonomi dhe kur vjen puna për pjesëmarrje në ekonomi nuk flasim vetëm për çështjen e arsimit, por flasim për më tepër mundësi punësimi në nivele menaxhieriale, më tepër mundësi në nivele drejtuese. Nga pikëpamja e pjesëmarrjes së grave në politikë janë bërë shumë gjëra përpara, por megjithatë, ne duam të shohim që listat e partive politike të mos pranohen nëse nuk përmbushen kërkesat e kuotave gjinore” ka deklaruar Brian Williams.

UNFPA prezantoi dhe raportin mbi Popullsinë Botërore 2019 në 50 vjetorin themelimit të tij. Ky aktivitet u mbajt në shkollën sportive në Durrës dhe nxënësit përçuan mesazhe kundër dhunës ndaj gruas dhe nëpërmjet simbolikave, si kalimin dorë më dorë të pishtarit të ndezur nga skuadra e futbollit tek ajo e volejbollit dhe përmes pikturave.

Article Logic
Execution time: 0.003119945526123