INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Larg fast-food-ve! Ndikojnë në rritjen e depresionit thonë studimet

Larg fast-food-ve! Ndikojnë në rritjen e depresionit thonë studimet

Publikuar më: 13:54 29-08-2019

Luhatjet e humorit dhe pavendosmëria janë të zakonshme për adoleshentët. Por gjatë dekadës së fundit një karakteristikë shumë më shqetësuese është rritur tek kjo grup-moshë, që është depresioni.

Një studim i ri zbuloi se shkak mund të jenë ushqimet e shpejta dhe të fast-food-ve. Konsumimi i këtyre lloj ushqimeve ndikon drejpërdrejt në gjendjen shëndetësore dhe mendore tek kjo grup-moshë.

Studiuesit e Universitetit Alabama në Birmingham morën në studim një grup adoleshentësh, tek të cilët gjetën nivele të larta të natriumit dhe nivele të ulëta të kaliumit.

Niveli i lartë i natriumit në trup tregon se personi ka konsumuar shumë ushqime të përpunuara. Këtu përfshihen ushqimet e fast-food-ve, ushqimet e ngrira dhe ato të paketuara.

Nga ana tjetër, niveli i ulët i kaliumit sipas ekspertëve të studimit, është një tregues i një diete që i mungon frutat dhe perimet e shëndetshme siç janë fasulet, patatet e ëmbla, spinaqi, domatet, bananet, portokallet, avokadot, kosi madje edhe salmoni.

Dietologija Lisa Drayer, një kontribuese e shëndetit dhe ushqimit i tha CNN se, “nëse adoleshentët përfshijnë më shumë ushqime të pasura me kalium në dietën e tyre, ata ka të ngjarë të kenë më shumë energji dhe të ndjehen më mirë në përgjithësi, gjë që mund të çojë në një sens më të mirë të humorit, të mirëqenies dhe shëndet të përmirësuar mendor".

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943