Loredana Zefi ka postuar një fotografi që kohëve të fundit rrallë mund ta shohim në rrjete sociale.
Artistja ka publikuar nga afër gjendjen e lëkurës së saj në fytyrë, e cila nuk duket fare e shëndetshme dhe larg asaj perfektes që shohim në Instagram.
Me shenja dhe akne Loredana ka zbuluar se kjo vjen si pasojë e jetës aspak të shëndetshme ditëve të fundit.
“Pa gjumë, stres dhe shumë ushqime jo të shëndetshme ditëve të fundit”, ka shkruar Lori krah fotografisë.