Ndryshe nga shumë që muajin janar mund ta preferojnë për të bërë disa pushime dimërore, nën shoqërinë e bardhësisë së dëborës, Alketa Vejsiu ashtu siç na tregoi me postimet e saj në Instagram zgjodhi një vend ekzotik si ishujt Bahamas për ta çelur vitin 2018.
Dhe mesa duket Alketa ka vendosur të pushoj përsëri por këtë herë në një destinacion tjetër për të marrë energji të plota vetëm pak para fillimit të spektaklit "Në kurthin e Piter Pan".
Këtë herë moderatorja ndodhet në Val Gardena të Italisë nga ku ka postuar foto në dëborë dhe ku duket në super formë.
Në njërën prej tyre Alketa shfaqet pa makeup, e buzëqeshur ndërsa në fotot e tjera moderatorja na ka treguar pamje nga vendi fantastik që është mbuluar nga dëbora.