Zhvillimet teknologjike po ndikojnë edhe tek mënyrat e reja të edukimit të fëmijëve. Qendra Inovative Kualifikuese EDU ACT Albania, që fëmijët dhe të rinjtë të qëndojnë larg veseve, po aplikon disa projekte mbi shkencën dhe teknologjinë. Aktiviteti i fundit ka përfshirë grupmoshën nga 6-18 vjeç, ku sipas Drejtores ekzekutive Mirjeta Domi, do t'i shërbejnë të ardhmes së tyre.
''Aktiviteti sot është lidhjet me programimin ku fëmijët 6-18 vjeç fillojnë edukimin përmes teknologjisë dhe kryesisht me programimin'' pohon ajo.
Me zhvillimin e vazhdueshëm të Teknologjisë Informative, jeta ka ndryshuar në çdo fushë të jetës dhe këto aktivitete për pjesëmarrësit, sjellin mundësi shumë të mira.
''Qëllimi është afrimi për të njohur universin. Këta inisiativa evuropiane sjellin mundësi shumë të mira për ti angazhuar dhe orientuar drejt kësaj fushe që është jo shumë e cekur'' tha një mësuese.
Falë teknologjisë, programeve kompjuterike dhe lëndëve mësimore, nxënësit do të zbulojnë mistere që nga hapësira e largët e deri në thellësitë e oqeanit.