Paneli i TYop Show Magazine vjen me risi.
Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj ishin dy opinionistët e rinj të Top Show Magazine. Ata u zgjodhën si “dyshja e rrezikshme” të cilët do të thumbonin të ftuarit në panelin e Top Show. Mesa duket gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve me këtë dyshe e cila nuk i arriti pritshmëritë e kërkuara nga produksioni.
Ata mundën të ishin vetëm një muaj pjesë e këtij formati dhe duket se erdhi momenti të zëvëndësohen. Kështu, vajza e aktores Ema Andrea, Sara kapo dhe Valer Kolnikaj,janë larguar nga emisioni i drejtuar nga Alban Dudushi. Zëvëndësimi i tyre ka qenë i menjëhershëm me dy personazhe të tjerë të cilët tashmë janë pjesë e familjes së këtij televizioni. Bëhet fjalë për moderatoren Albana Osmani dhe gazetarin Ervin Kurti. Të shohim sa do të rezistojë dyshja e re.