INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largimet e shumta nga LSI, reagon për herë të parë Monika Kryemadhi

Largimet e shumta nga LSI, reagon për herë të parë Monika Kryemadhi

Publikuar më: 14:36 22-03-2018

Reagon për herë të parë Monika Kryemadhi pas largimeve masive të këshilltarëve të LSI, thuajse në çdo këshill bashkiak.

Duke uruar edhe festën e besimtarëve bektashinj, Kryemadhi u përgjigj edhe për largimet e shumta që kanë ndodhur së fundmi në “LSI”.

“Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqenie dhe më shumë begati”, tha Kryemadhi.

DEKLARATA E PLOTË:

Në këtë ditë të fisnikërisë së bektashianëve u uroj të gjithë besimtareve bektashianë dhe popullit shqiptarë, paqe e mbarësi.

Drita e Zotit u ndriçoftë rrugën të gjithë shqiptarëve, dhe të reflektojë klasën politike për t’i dhënë më shumë dritë, më shumë begati, më shumë paqe dhe më shumë forcë shqiptarëve.

Ju uroj dhe ju që në këtë ditë pushimi ju shërbeni qytetarëve dhe ne njëkohësisht, duke na çuar zërin tonë dhe fjalën tonë tek ta. Gëzuar për shumë vjet, mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Paqja mbizotëroftë në shpirtin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve.

Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqenie dhe më shumë begati

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822