INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Largimet pa të drejtë nga puna! KLSH, çdo vit dëmi 20 milionë dollarë[VIDEO]

Publikuar më: 13:06 21-02-2019

Largimet nga puna dhe kryesisht për shkaqe politike i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë rreth 20 milionë dollarë çdo vit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar kostot reale që sjell largimi i të punësuarve në administratë me ndërrimin e Qeverive.
Po nëse do ecet me këto rritme parashikohet se në 3 vitet e ardhshme shteti duhet të paguajë 30 mijë paga. Pra për tre vite me radhë buxheti i shtetit do të duhet të përballojë një fond prej 15 milionë eurosh, përmes të cilit do të paguhen mijëra paga të administratës vetëm nga perudha 2017-2018.
Deri në vitin 2018 nga buxheti i shtetit janë paguar 100 mln euro dëmshpërblime dhe pagash për largime të padrejta nga puna.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945