INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Largimi i Armando Prengës, reagon OSBE: Ndalojini kriminelët të kandidojnë

Largimi i Armando Prengës, reagon OSBE: Ndalojini kriminelët të kandidojnë

Publikuar më: 18:10 28-02-2017

Pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar edhe OSBE. Përmes një postimi të shkurtër në Tëitter, OSBE thotë se i bashkohen apelit të qytetarëve dhe institucioneve që të jenë vigjilentë.

“Qytetarët dhe institucionet të ndalojnë kriminelët që të kandidojnë. I bashkohemi apelit të Ambasadës së SHBA ndaj shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e prezencës së OSBE në Shqipëri.

Ky qëndrim pason pas atij të ambasadës së SHBA, ku bëri me dije përmes një deklarate se personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s, i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559